“Do të provojmë”, Nunez beson tek ëndrra e madhe: Liverpool-i? Ja cili ishte problemi te Liverpool-i

16 Nëntor 2022
15:41
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Liverpool-it dhe Uruguait, Darwin Nunez, nuk e ka fshehur ambicien e tij në prah të Kupës së Botës që do të nisë pas pak ditësh në Katar.

Sulmuesi ka folur për mediat, siç ka bërë të ditur amerikania ESPN, duke u ndalur edhe te dëshira e tij për të pasur ëndrra të mëdha dhe për të menduar edhe një triumf të kombëtares së tij në Katar. Nuk ka munguar edhe një koment në lidhje me Të Kuqtë dhe trajnerin Klopp.

BOTËRORI – Duke folur për Kupën e Botës dhe ambicien e kombëtares së tij: “E dimë se nuk jemi favoritët, por duam të luftojmë kundër të gjithë”, ka thënë Nunez.

“Duam të konkurrojmë me të gjithë dhe të ounojmë shumë. Suarez dhe Cavani? Për mua është një ënëdërr të jem këtu me ata. Më japin këshilla dhe më thonë të qëndroj me këmbët në tokë dhe të punoj shumë”.

LIVERPOOL – Duke kaluar te klubi: “Ka qenë e vështirë për mua të përshtatem te Liverpool-i, por tani e kuptoj më mirë lojën që luajmë dhe shokët e mi të skuadrës. Jam i ri, por jam më i përshtatshëm për atë që kërkon trajneri, dhe sa herë luaj jap maksimumin për skuadrën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit