Do të qëndrojë apo jo te Reali? Bale e zbulon vendimin përmes Giggs  

31 Korrik 2020
13:10
Alfred Lleshi
back button

Gareth Bale nuk llogaritet nga Zinedine Zidane. Ky është një fakt i demonstrueshëm për shkak të mosaktivizimit të uellsianit në shtatë ndeshjet e fundit të Real Madridit. Pas rifillimit të futbollit, që u ndal nga pandemia e Covid-19, ai luajti vetëm nga 29 dhe 71 minuta në fitoret kundër Eibar dhe Mallorca, përkatësisht. Sidoqoftë, ky realitet i trishtë nuk e inkurajon lojtarin dikur më të shtrenjtë në botë që të largohet nga “Bernabeu”.

Është rroga e majme që merr aty, ajo që i intereson më shumë se gjithçka tjetër. Sipas “Mirror”, Bale do t’i komunikonte Ryan Giggs, trajnerit të tij tek Uellsi, se do të qëndrojë në Madrid edhe sezonin e ardhshëm. Giggs është i shqetësuar se duke mos luajtur në klub, do të dëmtohet edhe forma sportive e kapitenit para Europianit të verës së ardhshme. Siç ka njoftuar tashmë gazeta “AS”, Bale nuk do të falë asnjë euro të vetme prej 14.5 milionë në vit, shumë për të cilën ka nënshkruar dhe do ta marrë deri në qershor 2022.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit