Do të qëndrosh apo jo tek Interi? Brozovic përgjigjet përmes Instagramit

19 Nëntor 2021
9:53
Alfred Lleshi
back button

Interi takoi pardje babanë, që është njëkohësisht edhe menaxheri i Marcelo Brozovic, për të biseduar mbi rinovimin e kontratës. Sot për sot, mesfushori kroat duket i kthelluar se si e imagjinon të ardhmen e tij.

“Po, dëshira ime është të qëndroj tek Interi”, – i është përgjigjur Brozo pyetjes së drejtpërdrejtë të Fabrizio Biasin, gazetarit të “Libero”, privatisht në Instagram. Ka ende punë për të bërë në distancën midis ofertës dhe kërkesës, por tifozët zikaltër e dinë se lojtari do të bëjë gjithçka për të qëndruar.

Në takim nuk u fol për shifra, ndaj “samiti” i dytë do të jetë vendimtar për këtë gjë, duke dëshmuar se palët janë të hapura për negociata. Interi është gati të ofrojë një pagë prej 5.5 milionë euro në vit, ndërsa lojtari do të mos bjerë poshtë 6 milionë eurove.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit