“Do të shohim të tjera aksidente mes Hamilton e Verstappen”

18 Tetor 2021
14:19
Gentian Spiri

Piloti britanik Jenson Button, ish-kampion bote në Formula 1, ka parashikuar të tjera incidente në pistë mes Lewis Hamilton (Mercedes) e Max Verstappen (Red Bull). “Unë mendoj se në Monza, fajin më të madh e kishte Max, pasi e mbylli shumë shpejt derën”, tha Button.

Ndërsa në aksidentin e ndodhur në Silverstone ishte Hamilton ai që gaboi dhe ishte fajtor për kontaktin. Është e qartë se asnjëri prej tyre nuk heq këmbën nga gazi. Për pasojë, kjo është ajo që ndodh në pistë, ku aksidenti është i pashmangshëm”, tha më tej Button.

Dyshoj se aksidenti në Monza do të jetë i fundit, pasi ka ende 6 gara deri në fund dhe diferenca mes dy pilotëve është e vogël. Kam frikë se deri në fund do të shohim edhe ndonjë përplasje tjetër, pasi secili dëshiron të përfitojë nga çdo centimetër në pistë”, u shpreh Jenson Button.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit