“Do të tërhiqem kur të jem 50 vjeç dhe do të jetoj i vetëm në natyrë”

14 Nëntor 2019
12:52
Telesport
back button

Pas 6 vitesh, një muaj dhe 16 ditësh, golfisti i njohur amerikan, ikona e këtij sporti, Tiger Woods, do të tërhiqet nga sporti. Më saktësisht, kjo gjë do të ndodhë pas 2.238 ditësh. 44-vjeçari, gjatë një interviste për “Hot Breakfast”, tha se pas datës 31 dhjetor 2025 nuk do të jetë më një sportist i golfit.

Pasi të festoj 50-vjetorin e lindjes do të tërhiqem nga sporti. Besoj se deri atëherë do të kem arritur gjithçka dua në karrierën time”, u shpreh Woods, që në karrierën e tij ka korrur 82 fitore si profesionist, duke barazuar rekordin e Sam Snead.

Golfisti Tiger Woods

Por çfarë do të bëj Woods pasi të tërhiqet? “Nuk më pëlqen të kem shumë shoqëri. Kjo është ajo që kam bërë gjatë gjithë karrierës time, të adhuroj ngjyrën jeshile, atë të një fushe golfi. Mendoj se kjo është relaksuese. Ndaj dhe do të zhytem në natyrë, do të jetoj i rrethuar perj saj. Natyrisht do të ndjek edhe pasionet e mia, si gjuetia, peshkimi apo zhytjet në ujë”, tha Tiger Woods.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit