“Do të vijë sot”, Galtier zyrtarizon goditjen: Ka shumë cilësi

4 Gusht 2022
14:39
Denis Hakanaj
back button

Renato Sanches është praktikisht një lojtar i ri i Paris Saint-Germain. Mesfushori portugez, i cili është kërkuar me ngulm edhe nga Milan-i, ka zgjedhur të transferohet te kampionët e Francës.

Në lidhje me transferimin e tij ka folur edhe trajneri i ri i parisienëve, Cristophe Galtier. “Pritet të vijë këtu pasditen e sotme”, ka thënë tekniku në konferencën për shtyp dy ditë para debutimit të PSG në Ligue 1.

“U krijua kjo mundësi për të marrë një lojtarë që e njihte kampionatin francez dhe që është i një niveli të lartë dhe ne e kemi marrë.

“Është një lojtar që ka shumë cilësi të ndryshme nga lojtarët që luajnë aktualisht në ekip”, ka shtuar trajneri i Paris Saint-Germain.

“Është shpërthyes, di si të çajë vijat e kundërshtarit dhe të ndalojë sulmet e tyre. Nuk e ka bërë përgatitjen me Lille dhe kështu që do të jetë me vonesë në krahasim me shokët e skuadrës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit