“Do t’iu emocionoj” Prezantohet trajneri i ri i Tottenham!

9 Qershor 2023
19:27
Telesport
back button

Pasi biseduan me shumë trajnerë, drejtuesit e Tottenhamit zgjodhën t’i besojnë stolin Ange Postecoglout. Australiani me origjinë greke, drejtonte Celtic prej verës së vitit 2021. Me skuadrën historike skoceze, 57-vjeçari fitoi dy tituj kampion radhazi, një Kupë Skocie dhe Kupën e Ligës (2x). “Do t’i sjellë skuadrës mentalitet dhe futboll sulmues.

Ai është i aftë në rritjen dhe përmirësimin e lojtarëve. Jemi shumë të lumtur që zgjodhi të bashkohej me ne”, deklaroi presidenti Levy gjatë prezantimit të tij.

Ndërkohë, Postecoglou, i cili është trajneri i parë australian që mbërrin në Premier League, tha fjalët e para si timonieri i skuadrës londineze. “Kjo është një mundësi emocionuese për mua.

Objektivi është të nisim një rrugëtim të ri, të luajmë futboll të bukur dhe të krijojmë një mjedis që mishëron vlerat dhe traditat e këtij klubi fantastik. Dua t’ju bëj të gjithëve krenar me punën time, dua t’ju emocionoj”, u shpreh trajneri i ri i skuadrës angleze.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit