“Doja të isha shok skuadre me Rossi, por dikush ishte kundër”

23 Nëntor 2021
12:14
Telesport
back button

Ish-piloti australian Casey Stroner, dy herë kampion bote në MotoGP, ka rrëfyer në një intervistë për DAZN se dy herë ka qenë pranë kalimit te Yamaha, ku asokohe garonte Valentino Rossi. Ata ishin rivalë në pistë, por Stoner rrëfen se ka dashur shumë të ishte shok skuadre me pilotin italian, që u tërhoq nga sporti këtë vit.

Kam kërkuar të isha shok skuadre me Rossi në dy raste. Nuk e di përse nuk u realizua ky kalim, por dikush te Yamaha nuk lejoi që kjo gjë të ndodhte. Me shumë gjasa ai të cilit i referohem e kupton. Do të më kishte pëlqyer shumë të garoja me Rossi në një ekip, të kisha mundësinë të mësoja më shumë prej tij”, tha Stoner.

Australiani ka fituar dy tituj kampionë në MotoGP (2007 dhe 2011), ndërkohë që nuk bëri me dije se cili ishte ai person që e pengoi të kalonte te Yamaha. Dëshira e tij për të garuar në një ekip me Rossi nuk u realizua asnjëherë edhe pse ishin rivalë të denjë në pistë, kudo që garonin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit