“Doja të kthehesha në Spanjë”, Azpilicueta: Qëndrova te Chelsea për një arsye

9 Gusht 2022
13:18
Denis Hakanaj
back button

Cesar Azpilicueta, mbrojtës dhe kapiten i Chelsea-t, ka dhënë një intervistë për London Evening Standard dhe ka shpjeguar arsyen që e ka shtyrë të rinovojë me klubin e Londrës pasi dukej shumë afër transferimit te Barcelona.

“Pas Botërorit për klube jam bërë lojtari i vetëm që kam fituar të gjithë trofetë me këtë skuadër dhe kam menduar se kishte ardhur momenti për t’u kthyer në Spanjë”, ka pranuar Azpilicueta.

“Nuk kam bërë kurrë asgjë prapa krahëve të Chelsea-t, kam shpjeguar gjithçka. Kam vendosur të qëndroj në heshtje sepse rreth meje kishte shumë zhurmë.

“Nuk doja t’i përkeqësoja gjërat sepse doja të përqendrohesha vetëm te ndeshjet. Oferta e Barcelona-s ka qenë reale, por tani jam shumë i emocionuar.

“Pronarët e rinj donin që të qëndroja për të qenë një lider i skuadrës brenda dhe jashtë fushës”, ka shpjeguar Azpilicueta.

“Jam shumë mirënjohës, kanë qenë shumë të ndershëm dhe transparentë që nga dita e parë. Kam ndier përgjegjësinë që të qëndroja këtu”, ka përfunduar mbrojtësi spanjoll.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit