“Doja të tërhiqesha nga sporti, por një statujë më bëri të ndërroja mendje”

28 Shtator 2022
22:10
Telesport
back button

Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë,. Ka rrëfyer se ishte pranë tërheqjes nga sporti pas dy humbjeve radhazi që pësoi ndaj Tyson Fury. Hera e fundit që ata dueluan ishte tetori i vitit të kaluar, me britanikun që fitoi me KO në raundin e 11-të.

Që nga ajo sfidë, Wilder nuk është ngjitur më në ring dhe pritet të duelojë pas pak kohësh me Robert Helenius (15 tetor). Ai shtoi se ishin fansat e tij ata që ia mbushën mendjen për t’u rikthyer në ring. Statuja që ata ndërtuan për të ishte arsyeja që ai është ende aktiv.

Kur pashë atë statujë thashë me vete se bota ka ende nevojë për mua. Se ata fansë kanë ende dëshirë të më shohin në ring. Ajo statujë ishte vërtet motivuese. Më dukej vetja si një legjendë e gjallë, ndaj vendosa t’u jap fansave të mi të tjëra kënaqësi”, tha Wilder.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit