Doka thumbon: Fituam 4 ndeshje me fat, por Partizani ishte ëmbëlsira në fund… (VIDEO)

2 Mars 2020
13:48
back button

Albi Doka, futbollisti i Tiranës, i ftuar te RTSH Sport, ka ngacmuar tifozerinë e Partizanit dhe sidomos drejtorin Olsi Rama, që ndodhej gjithashtu në studio. i pyetur për faktin se pse Egbo, trajneri bardheblu, përmend gjithmonë ndihmën e Zotit te fitoret e Tiranës, mbrojtësi shpjegoi se “vërtet që kemi fituar katër ndeshje me fat dhe në fund…pra me ndihmën e Zotit”.

Në atë moment ka ndërhyrë Olsi Rama dhe ka thënë se “po keni fituar 5 herë në fund duke i gjetur rivalët me 10 lojtarë, duket Zoti”… Doka ka shtuar dozën në atë moment: “Ëmbëlsira për në fund, i futëm pesë Partizanit…!”.

Ndërkohë, mbrojtësi ka folur edhe për të ardhmen, duke qenë se i skadon kontrata në fund të sezonit: “Nuk mendoj për të ardhmen tani, po jam i fokusuar në fushë dhe te objektivi për të fituar titullin, ku edhe Kukësi e Partizani janë ende në garë. Më pas do të vendos të ardhmen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit