“Doktor” Rossi mesazh emocionues fansave para garës së shtëpisë

22 Tetor 2021
8:49
Telesport
back button

Këtë fundjavë, botërori i MotoGP do të spostohet në Misano të Italisë, në shtëpinë e Valentino Rossi, që do të garojë për herë të fundit para publikut të tij. 9 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit ka qenë i përlotur para konferencës për shtyp, ku ka dhënë edhe një mesazh për fansat e tij.

Kam zhvilluar më shumë se 400 gara. Një karrierë e gjatë për mua dhe falënderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë. Edhe sot vazhdoj ende të marr shumë dashuri prej jush, kudo që garoj. Mendoj se së bashku jemi argëtuar shumë dhe do të vazhdojmë të argëtohemi edhe në 3 garat e mbetura”, tha Rossi.

Për mua ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Dua që kur të mos garoj më të më kujtoni si një pilot të mirë, që pati një karrierë të mirë dhe mbi të gjitha që së bashku jemi argëtuar shumë. Kam mësuar shumë nga ky sport, për punën e madhe që bëhet në ekip, duke u bërë më inteligjent dhe më i fortë”, tha Rossi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit