Futboll

Dokumentet/ Oostende nxjerr zbuluar Kukësin për Gurin, e-mailet që “fundosin” verilindorët

Një situatë mjaft deliakte ka përfshirë klubin e Kukësit në lidhje me taksën e solidaritetit për shitjen e sulmuesit Sindrit Guri drejt Oostende-s. KF Shkodra, klubi “mëmë” i sulmuesit Guri ka nisur korrespondencën me Kukësin dhe Oostende-n për të marrë shifrën që i takon, por në fund ka ngecur në shumë vështirësi të krijuara, apo ndërtuara rrugës nga palët. Telesport ka arritur të sigurojë të gjithë korrespondencën mes palëve. Fillimisht, klubi Shkodra i ka shkruajtur Oostende-s ku i ka kërkuar me anë të një shkrese të përpiluar me avokat të drejtën për të përfituar taksën e solidaritetit. Në bazë të shkresës zbulohet se Shkodra përfiton 14.200 euro nga taksa e solidaritetit.

 

Shkresa e dërguar te Oostende

Klubi belg nuk i ka vonuar përgjigjen dhe me anë të një emaili tjetër cek pikat e kontratës ku Kukësi merr përsipër të paguajë taksën e solidaritetit drejt klubeve të tjera shqiptare. “I dashur z.Piraniqi. Ju lutem bashkangjitur lexoni ekstraktin e marrëveshjes ndërmjet KV Oostende dhe FC Kukësin. Kukësi ka marrë përsipër përgjejgësitë për të shpërndarë fondin e solidaritetit. Nuk është klubi ynë përgjegjës, por skuadra e Kukësit”, – thuhet në një pjesë të emailit.

Përgjigjja e parë e kthyer nga klubi i Oostende-s që vë në dijeni Piraniqin që përgjegjësia i takon Kukësit.

 

Pas emailit të marrë nga klubi i Oostendes, Taip Piraniqi i ka shkruar avokatit të Kukësit, Arsen Selmanaj. Nuk ka marrë asnjë përgjigje. Pasi kanë shkuar në Federatën Shqiptare të Futbollit. Klubit Shkodra u është vënë në dispozicion adresa e Kukësit dhe numri i kontaktit. Komunikimi ka qenë në viber me avokatin e Kukësit, Arsen Selmanaj.

 

Ky i fundit i ka kthyer përgjigje të prerë se nëse nuk do të kishin dokumentat nuk do të merrnin paratë e Gurit. Trajneri dhe drejtuesi i klubit amator, KF Shkodra, më pas i ka dorëzuar të gjitha verifikimet e mundshme të kërkuara nga klubi verilindor.

Pergjigjja e avokatit të Kukësit, Arsen Selmanaj

Pas marrjes së këtij informacioni, klubi amator KF Shkodra i ka dorëzuar Kukësit të gjitha dokumentat e plota që tregonin se lojtari Sindrit Guri ka qenë pjesë e skuadrës shkodrane. Telesport arriti të sigurojë dhe dokumentat që vërtetojnë se lojtari ka qenë pjesë e klubit amator të qytetit verior:

 

Shkresa e Astrit Dervishi që konfirmon se Guri ka qenë lojtar i KF Shkodrës dhe pasaporta e lojtarit

Pas këtij momenti, Kukësi i kërkoi klubit shkodran dhe disa procedura ligjore të lidhura me emrin e klubit. Kjo masë u krye sërish nga Taip dhe Rudi Piraniqi. Në fund, avokati Selmanaj u ka thënë atyre se Kukësi ka marrë përsipër vetëm shpërndarjen e taksës së solidaritetit dhe jo pagimin e saj. Në këto momente ka nisur sërish korrespondenca me klubin belg. Ditën e djeshme, Telesport mëson se klubi i Oostende-s i ka nisur një mesazh të prerë KF Shkodrës dhe Kukësit ku i ka rikthesuar dhe njëherë përmbajtjen e kontratës dhe ka sqaruar pikat ku Kukësi merr përsipër pagimin e saj.

 

Emaili i fundit i ardhur në drejtim të klubit Shkodra nga Oostende

Në emailin e fundit thuhet qartë se Kukësi kishte marrë përsipër pagimin e fondit të solidaritetit. Klubi belg thekson dhe njëherë nenet e kontratës që Kukësi merr përsipër pagimin e kësaj shifre dhe sipas palës belge gjithçka është e qartë dhe nuk ka vend për diskutime. Ata zhvishen nga kjo përgjegjësi. Nenet 3 dhe 4 të kontratës janë si mëposhtë:

Në bazë të nenit 4 të kontratës ndërmjet Oostende-s dhe Kukësit, është klubi verilindor përgjegjës që të shpërndajë fondin e solidaritetit në klubet që kanë rritur Gurin. Shuma totale që ka marrë Kukësi është 710 mijë euro dhe brenda kësaj shifre përfshihet dhe fondi i solidaritetit që shkon deri në 5% të shumës.

 

Më shumë nga Futboll