“Dole i shtati në renditjen e Topit të Artë…”, reagimi i Salah bën xhiron e internetit (Video)

2 Dhjetor 2021
15:01
Denis Hakanaj
back button

Topi i Artë 2021 i fituar nga Leo Messi ka shkaktuar shumë polemika.

Por, përveç vendimit për të vlerësuar argjentinasin me çmimin prestigjioz para Lewandowski-t, ka befasuar edhe vendi i shtatë i zënë nga Mohamed Salah.

Ylli i Liverpool-it ka patur një reagim që ka bërë xhiron e internetit kur është pyetur në lidhje me Topin e Artë pas fitores së arritur në kampionat kundër Everton-it.

“Ke dalë i shtati në renditjen për Topin e Artë…”, ka qenë fillimi i pyetjes së gazetarit, që është ndërprerë nga një qeshje e papritur dhe një “Asnjë koment” nga ana e egjiptianit, i cili ka lënë të kuptohet se nuk e ka pritur mirë vendin që ka zënë në klasifikim.

“Shpresoj të bëj më mirë vitin tjetër”, ka thënë Salah.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit