Doli nga fusha me barelë, nga stadiumi me paterica; ja sa do mungojë Neymar

29 Nëntor 2021
11:16
Alfred Lleshi
back button

Neymar lëndoi kyçin e këmbës së majtë gjatë fitores së PSG ndaj Saint-Etienne, të dielën, në ndeshjen e javës së 15-të të Ligue 1 (1-3). Ai do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve sot, të cilat do të përcaktojnë saktësisht natyrën e dëmtimit të tij.

Sidoqoftë, testet e para në vend nga stafi mjekësor tregojnë për një ndrydhje të fortë. Një diagnozë që nënkupton qëndrimin e brazilianit jashtë fushave prej rreth gjashtë javë. Mbetet të shihet rezultati i rezonancës magnetike, pasi kyçi i këmbës të jetë “ftohur”.

Nëse rezulton kështu, Neymar mund të kthehet në punë javën e 10 janarit 2022. Shtatë ndeshje do të luheshin deri atëherë: pesë në Ligue 1 (Nice, Lens, Monaco, Lorient, Lyon), një në Champions League (Bruges) dhe një në “Coupe de France”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NJ 🇧🇷 (@neymarjr)

Neymar e ndrydhi kyçin e këmbës në mënyrë dramatike në lëndinën e mbuluar me borë të “Geoffroy-Guichard”. Ylli i Selecao (116 ndeshje, 70 gola), u ndal keq në këmbën e Yvan Maçon dhe u largua nga fusha me barelë. Frikë për një dëmtim të rëndë, veçanërisht pasi numri 10 ka pasur disa raste ndalesash të gjata që nga ardhja në “Parce des Princes”, verën e vitit 2017.

Pas largimit nga stadiumi me paterica, 29-vjeçari postoi një mesazh “luftarak” në rrjetet sociale: “Duhet të shërohem. Fatkeqësisht, këto gjëra janë pjesë e jetës së një sportisti. Duhet të ngre kokën, të ec përpara. Do të kthehem më i fortë”. Mauricio Pochettino nuk e fshehu shqetësimin e tij për situatën e sulmuesit: “Do të duhet ta shohim nesër, por në televizion pamjet janë të trishta”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit