Doli pozitiv me koronavirus, piloti rikthehet në pistë pas 2 javësh karantinë

13 Gusht 2020
12:44
Telesport
back button

Piloti meksikan Sergio Perez, që garon në Formula 1 me makinën Racing Point, do të rikthehet këtë fundjavë në pistën spanjolle të Montmelo, pas një mungese 2-javore. Ai nuk mori pjesë në dy garat e fundit të zhvilluara në pistën britanike të Silverstone, pasi doli pozitiv me Covid-19.

Gjithsesi, kjo periudhë i përket së shkuarës, pasi dy testet e fundit të zhvilluara në harkun kohor të 48 orëve kanë qenë negative. Për pasojë, Perez mund të rikthehet në pistë dhe sot ka marrë OK-in e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) për të garuar.

Pata vetëm simptoma të lehta, ndaj pata mundësi të stërvitem, për të qenë gati për garën e radhës, në Spanjë. Ishte e vështirë t’i shihje garat nga shtëpia, i izoluar, në karantinë”, tha Perez. Vendin e tij në dy garat që mungoi e zuri Niko Hulkenberg, që do të dalë sërish rezervë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit