Dollapë dhe sirtarë të kthyer përmbys, Castillejo-s i bastisin shtëpinë kur po luante Valencia-Girona

15 Gusht 2022
15:50
Alfred Lleshi
back button

Samu Castillejo denoncoi se shtëpia e tij në Valencia ishte grabitur teksa ai po luante ndeshjen e parë të La Liga-s në “Mestalla” kundër Girona, në të cilën ishte startues.

Ish-sulmuesi i Milanit postoi një video në rrjetet sociale, në të cilën shihen dollapët dhe sirtarët e kthyer përmbys, si dhe rrobat e hedhura në dysheme. Ai shprehu keqardhjen se hajdutët i kishin marrë “gjëra materiale, personale dhe sentimentale”.

Lojtari i lindur në Barcelonë dhe i rritur në Malaga nënshkroi këtë verë për Valencia, pas ndërprerjes së kontratës që e lidhte me Milanin deri në fund të këtij sezoni.

Ai është “viktima” e radhës e grabitësve, që po bëjnë namin në shtëpitë e futbollistëve, ku janë të sigurt se nuk dalin duarbosh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit