Dominic Thiem mposht Djokovic dhe siguron finalen e turneut londinez

21 Nëntor 2020
18:22
Telesport
back button

Tenisti austriak Dominic Thiem, numri 3 në botë për meshkuj, është finalisti i parë i turneut “Atp Finals” që po zhvillohet në Londër.

Thiem mundi 2-1 (7-5, 6-7, 7-6) në gjysmëfinale numrin 1 në botë, serbin Novak Djokovic. Një ndeshje me shumë rivalitet dhe emocione, ku të dy tenistët dueluan deri në fund për fitore. Madje dy sete u vendosën në “tie break”.

Thiem, në finale, do të përballet me fituesin që do të dalë nga gjysmëfinalja tjetër, ajo mes spanjollit Rafael Nadal dhe rusit Daniil Medvedev.

Në këtë turne morën pjesë 8 tenistët më të mirë në botë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit