Dominimi i Bayern, Muller zbulon sekretin: Kjo është një çmenduri…

9 Maj 2021
9:00
Denis Hakanaj
back button

Thomas Muller ka zbuluar sekretin e Bayern Munich.

Bavaraezët e kanë siguruar titullin e nëntë radhazi në kampionat ditën e djeshme para se të luanin kundër Borussia Monchengladbach, megjithatë nuk e kanë hequr këmbën nga gazi.

Skuadra e Flick, në fakt, ka shkatërruar kundërshtarët dhe ka marrë një fitore të thellë 6-0.

“Kur je fëmijë nuk mendon se mund të luash në ekipin e parë me Bayern-in. Je i lumtur vetëm duke marrë biletat për të shkuar në stadium”, ka shpjeguar Muller.

“Kurrë nuk do ta kisha imagjinuar të luaja te Bayern dhe të fitoja 9 herë radhazi Bundesliga-n, kjo është një çmenduri. Çdo vit puna është me e madhe dhe më e lodhshme, por të gjithë këtu luajnë me shpirt dhe zemër, kjo është arsyeja pse kemi gjithmonë një skuadër të madhe dhe fitojmë kupa e tituj”.

“Ne duam të fitojmë gjithmonë çdo ndeshje dhe të dalim nga fusha duke treguar se jemi superiorë ndaj kundërshtarit. Fatkeqësisht, futbolli nuk zgjat shumë, kështu që objektivi është të fitojmë gjithmonë dhe të japim maksimumin. Ky është sekreti i kësaj urie që kam akoma dhe që e kemi të gjithë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit