“Don” Carlo i rikthehet dashurisë së vjetër, do dy yjet e Realit!

4 Prill 2020
17:29
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe kërkon që skuadra e tij të luftojë për vendet e para dhe jo për të mbijetuar si në këtë sezon. 

Numri një i stolit u ka bërë të ditura drejtuesve dy kërkesat e tij. Ai do James Rodriguez dhe Gareth Bale nga Real Madridi. Ancelotti ka shumë besim te kolumbiani dhe do që ta rikthejë në formë. 

Bale nga krahu tjetër mbetet një nga të preferuarit e tij. Uellsiani mund të largohet në verë, pasi dihet se është një nga më të kritikuarit te skuadra madrilene. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit