Donadoni këshillon Leao-n: “Ja çfarë i mungon për të qenë kampion”

1 Prill 2023
20:50
Denis Hakanaj
back button

Trajneri Roberto Donadoni ka folur për sulmuesin e Milan-it, Leao, duke theksuar se çfarë i duhet për t’u vendosur edhe më shumë në majat e futbollit.

Ish-futbollisti historik i kuqezinjve dhe tani trajner, pati rastin të flasë për La Gazzetta dello Sport për shumë çështje të futbollit aktual italian. Sidomos në kuadër të ndeshjes së madhe mes Napoli-t dhe Milan-it në kampionat. Trajneri u fokusua tek Leao, sulmuesi kuqezi dhe në potencialin e tij për t’u bërë një kampion i vërtetë.

“Ai duhet të punojë në vetëdijen për të qenë në gjendje të rritet më tej, duke u bërë më konkret përpara dhe më i vazhdueshëm në 90 minuta. Nëse e bën këtë, ai do të bëhet i jashtëzakonshëm”, tha Donadoni për Leao-n.

“Kur dilni në fushë, aspekti që lidhet me rinovimin e kontratës mbetet jashtë. Për sa i përket rolit të tij, i cili ka ndryshuar pak kohët e fundit, jam i bindur që Pioli ka folur për këtë me të. Të qenit më fleksibël, mund të kthehet në avantazh. Kur Rafa të jetë më i kompletuar, ai do të bëhet kampion”.

Do të shohim nëse sulmuesi portugez do t’i marrë këshillat e trajnerit ekspert dhe do t’i zbatojë ato në të ardhmen e afërt për t’u bërë akoma më i fortë nga sa është aktualisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit