Donald Trump organizon “sfidën” e tretë Wilder-Fury në Shtëpinë e Bardhë

24 Shkurt 2020
14:10
Telesport
back button

Takimi i radhës mes boksierëve Tyson Fury dhe Deontay Wilder mund të ndodhë më herët nga parashikimi. Jo në ring, por në Shtëpinë e Bardhë.

Nga India, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, presidenti i Amerikës, Donald Trump, ka folur për duelin e madh të boksit mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury. Kreu i shtetit amerikan ka konfirmuar se e ka parë duelin e madh (fitoi Fury me KO teknik në raundin e shtatë), duke mbetur i kënaqur nga paraqitja. Jo vetëm kaq, por ai u shpreh se do t’i ftojë të dy boksierët për një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë.

Ishte një duel i madh, a e patë?”, u tha Trump gazetarëve. “Ishte një sfidë e madhe mes dy boksierëve të mëdhenj. Ndoshta do t’i sjell të dy në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me mua. Do të përpiqem ta organizoj atë takim”, tha Trump për gazetarët.

Frank Warren, menaxheri dhe promotori i Tyson Fury u shpreh sot se edhe Papa Françesku ka ftuar boksierin britanik në Vatikan për një takim. Papa është një fans i boksit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit