“Donnarumma dhe Chiesa ishin befasia e Kampionatit Europian”

25 Korrik 2021
8:56
Alfred Lleshi

Mes yjeve të ekipit kombëtar, sigurisht që është lojtari i Juventusit, Federico Chiesa. Sidoqoftë, Buffon nuk është i befasuar nga performanca e djalit të artë në “Euro 2020”: “Bashkë me Donnarumma, Federico ishte befasia e Kampionatit Europian. Kur arriti te Juve nuk mendova se ishte aq i fortë. Unë jam i sinqertë: në Kampionatin Europian ishte i papërmbajtshëm.

Pata frikë në finale kundër Anglisë, kur ai u largua nga fusha i dëmtuar. Pas një viti te Juve, Fede nuk më befasoi, por nuk besoja se do të konfirmohej në një kontekst të tillë. Kur disa gjëra ju vijnë në një nivel kaq të lartë, kjo do të thotë që jeni me të vërtetë të veçantë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit