“Donnarumma është tashmë ndër 3-4 portierët më të mirë në botë”

10 Gusht 2020
10:19
Alfred Lleshi
back button

Në skuadrën e sezonit të ardhshëm, Pioli mendon se një numër i lojtarëve të rinj mund të bëjnë akoma më shumë dhe se Donnarumma është shtylla e kuqezinjve: “Hernandez ishte në vitin e tij të parë në Itali. Ai do ta tregojë gjithë bagazhin. Bennacer po luante për herë të parë në një klub të madh dhe Leao, me potencialin e tij, do të duhet të japë rezultate superiore.

Të mos harrojmë Rebic, Çalhanoglu, Romagnoli , Kjaer. Donnarumma? Ai, vetëm 21 vjeç, tashmë ka përvojën e duhur. Në ndeshjet e fundit madje ishte kapiten. Tashmë është ndër 3-4 portierët më të mirë në botë dhe do të bëhet më i miri”.

Në fund, disa referenca të parashikueshme për Piolin dhe mënyrën e tij të stërvitjes, por edhe një gjë krejtësisht e papritur: “Guardiola dhe Klopp janë në nivelin më të lartë. Por, unë nuk kam ndonjë idhull në trajning. Bazohem te njohuritë e mia, të përftuara në shumë situata. Topat joaktivë, për shembull, i mora nga Amerika e Cali”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit