Donnarumma ka “zili” kolegun e Serisë A: “Shpresoj ta bëj dhe unë një ditë”

28 Shtator 2023
16:53
Denis Hakanaj
back button

Goli i shënuar në Champions League kundër Atletico Madrid nga portieri i Lazio-s, Ivan Provedel, vazhdon të diskutohet.

Dhe mes atyre që kanë komentuar gjestin prej golashënuesi të portierit bardhekaltër, është edhe Gigio Donnarumma, i cili ka thënë për Sport Mediaset:

“Lazio e ka nisur shumë mirë Champions-in duke barazuar me Atletico Madrid falë një goli të mikut tim Ivan. Në Itali jemi në një pozicion të mirë”.

“A ëndërroj të shënoj një gol në Champions si Provedel? Kunati im më ka shkruar ditën e kaluar se do të ishte një ëndërr të më shikonte të shënoja.

“Shpresoj që të mund të ndodhe edhe pse do të thoshte se jemi duke humbur. Shpresoj të fitoj më parë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit