“Donnarumma nuk është fëmijë, por lider i skuadrës!”

7 Nëntor 2019
21:37
back button

Nëpërmjet një interviste të gjatë të dhënë për kanalin zyrtar kuqezi “Milan TV”, mesfushori algjerian i “Djallit”, Ismael Bennacer, ndër të tjera ka folur edhe për portierin e ekipit të tij, Gigio Donnarumma.

“Ai është vetëm 20 vjeç, por nuk është një fëmijë. Është i pjekur, për mua është një burrë. Bën pjesë te liderët e skuadrës, është një futbollist i madh, e gjithashtu një njeri i madh në aspektin njerëzor e social, dhe kjo është e rëndësishme”, deklaroi Bennacer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit