Donnarumma-PSG, kopsitet marrëveshja. Të hënën nënshkrimi dhe vizitat mjekësore

18 Qershor 2021
12:31
Alfred Lleshi

Gianluigi Donnarumma do të jetë një lojtar i ri i PSG. Të gjitha detajet janë përcaktuar për transferimin e tij në Francë, te klubi i presidentit Al-Khelaïfi. Ekzaminimeve mjekësore, portieri i lindur më 1999 do t’iu nënshtrohet në Firence, të hënën e ardhshme, pasi të ketë mbyllur fazën e grupeve me kombëtaren në “Euro 2020”. Gjithashtu, do të jepet njoftimi zyrtar i nënshkrimit të kontratës 5-vjeçare.

Kështu përfundon aventura e Donnarumma te Milani, një klub me të cilin nuk pranoi të rinovonte. Pas debutimit të tij në Serie A në moshën 16 vjeç, portieri mbrojti kuadratin kuqezi për gjashtë sezone, duke luajtur 251 ndeshje. Në sezonin 2016-2017, Donnarumma ishte vendimtar në finalen e Superkupës së Italisë, e fituar me penallti nga kuqezinjtë, duke pritur goditjen e Dybala nga pika e bardhë. Episode që tani janë pjesë e së kaluarës, me Gigio duke u bërë lojtar i PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit