Donnarumma “skuqet” pas gafës së radhës, Mbappe magjik (Video)

3 Dhjetor 2023
13:32
Denis Hakanaj
back button

PSG është kthyer në fushë për javën e 14-të të kampionatit spanjoll.

Parisienët luajnë në fushën e Le Havre dhe janë në kërkim të fitores së radhës në kampionat, për të harruar sa më shpejt barazimin zhgënjyes të marrë në Champions kundër Newcastle.

Ndeshja nuk ka nisur aspak mirë për skuadrën e Luis Enrique. Në fakrt, miqtë kanë mbetur me dhjetë lojtarë pasvetëm 10 minutash lojë pas kartonit të kuq të marrë nga Donnarumma.

KARTONI I KUQ I MARRE NGA DONNARUMMA – VIDEO

Në një tentativë për të larguar topin, portieri italian ka dalë huq dhe ka goditur kundërshtarin dhe arbitri nuk është menduar dy herë për ta dërguar në dhomat e zhveshjes.

LE HAVRE-PSG – GOLI I MBAPPE – VIDEO

Pavarësisht inferioritetit numerik, ka qenë PSG që ka kaluar në avantazh në minutën e 23-të me një gol të bukur të Kyllian Mbappe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit