“Donnarumma sot vlen 100 mln euro, ishte dhurata ime për Milanin”

6 Gusht 2020
13:58
Telesport

Massimiliano Mirabelli kthehet të flasë për Milanin dhe për ata futbollistë të cilët ai i quan meritë e tij nëse sot janë ndër më të mirët te kuqezinjtë…

Po flasim për Kessie dhe Calhanoglu, por edhe rinovimi i Donnarumma që i kushtoi 6 mln euro në sezon por që nuk u humb me zero. Për “Tuttosport”, ish-drejtori sportiv kuqezi në kohën e Fassones dhe Yonghong Li, ka analizuar.

Ds Milan, Mirabelli: "Donnarumma, hai rifiutato 50 milioni. Non ti ...

“Calhanoglu ishte një goditje për të cilën jam krenar. Unë isha i sigurt që ai do të shpërthente: te Pioli gjeti trajnerin ideal për të përmirësuar cilësitë e tij. Dhe më pas është Kessie, përsëri në nivelet e Atalanta që na bëri ta blinim dikur! Conti ka qenë i pafat me dëmtime të rënda, por flasim ende për një 26 vjeçar që ka mundësi të rikthehet në nivele. Donnarumma ishte dhurata e madhe që i bëra Milanit, sepse do të largohej me zero dhe sot vlen 100 mln euro: 21 vjeç, mbi 200 ndeshje me klubin dhe 17 me kombëtaren e Italisë, ku është titullar!”.

Gazzetta - Kessie e Calha ispirati da Dragon Ball e che intesa in ...

“Më vjen mirë që Pioli qëndroi dhe nuk erdhi Rangnick, sepse e meritoi Stefano! Ibrahimovic duhet të rinovojë, mbetet një super lider. Maldini më pëlqen shumë si drejtues”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit