Donnarumma “tradhton” PSG-në, dy magji të Mbappe dhe Vitinha i dhurojnë fitoren me 10 lojtarë (Video)

3 Dhjetor 2023
14:59
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertë në javën e 14-të të kampionatit francez.

Një fitore që bëhet akoma më e rëndësishme nga fakti se skuadra e Luis Enrique ka luajtur me një lojtar më pak nga minuta e dhjetë e ndeshjes.

Ndeshja, në fakt, nuk ka nisi aspak mirë për miqtë, që kanë mbetur me dhjetë lojtarë pas vetëm 10 minutash lojë pas kartonit të kuq të marrë nga Donnarumma.

KARTONI I KUQ I MARRE NGA DONNARUMMA – VIDEO

Në një tentativë për të larguar topin, portieri italian ka dalë huq dhe ka goditur kundërshtarin dhe arbitri nuk është menduar dy herë për ta dërguar në dhomat e zhveshjes.

LE HAVRE-PSG – GOLI I MBAPPE – VIDEO

Pavarësisht inferioritetit numerik, ka qenë PSG që ka kaluar në avantazh në minutën e 23-të me një gol të bukur të Kyllian Mbappe.

Në pjesën e dytë, në minutën e 89-të, PSG ka gjetur edhe golin e sigurisë. Ka qenë Vitinha që ka shënuar për parisienët duke fiskuar shifrat në 2-0.

LE HAVRE-PSG – GOLI I VITINHA – VIDEO

Falë tri pikëve të marra sot, PSG kryeson renditjen me një avantazh prej katër pikësh ndaj Nice-s së vendit të dytë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit