Donte Shqipërinë, Seedorf shkarkohet me ceremoni: Nuk është për trajner!

16 Korrik 2019
10:46
Eraldo Harlicaj
back button

Legjenda Calerence Seedorf duket se nuk është i prerë për t'u bërë një trajner i madh, pavarësisht dëshirës së madhe. Kameruni i tij u eliminua në 1/8 e finaleve të Kupës së Afrikës duke mos u konfirmuar si fitues.

Ministri i Sportit të këtij shtetit, Narcisse Mouelle Kombi, i kërkoi Federatës shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit. "Vazhdimi i kontratës me Sedorfin po flitet nga të gjithë. Unë nuk mendoj se ai duhet të rinovojë, duke parë dhe situatat e kombëtares. I kam kërkuar presidentit të Federatës ta lajmërojë atë në bazë të pikave të kontratës. 

"Kameruni nuk dhuroi lojë, ishte monoton dhe i parashikueshëm. Nuk kishim lider në Kupën e Afrikë dhe eliminimi në 1/8 e tregon më së miri që trajneri nuk ka ndërtuar një ekip efikas. Seedorf nuk ka arritur të kontrollojë grupin dhe t'i mbajë nën kontroll lojtarët. Nuk është për këtë punë…", – përfundon deklarata e fortë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit