Donte të ndryshonte emrin në Tottenham, shteti refuzon kërkesën e suedezit

15 Korrik 2019
21:54
back button

Një 39-vjeçar nga Suedia ka shprehur zhgënjimin e tij pasi i është refuzuar të ndryshojë emrin e tij në Tottenham…

David Lind nga Kumla ishte një nga tre fituesit në një kompeticion i hapur për njerëzit të cilët kishin marrë në konsideratë të ndryshonin emrin në ekipin e tyre të preferuar të Premier League. 

Lind menjëherë ka dërguar aplikimin e tij në organet përkatëse në mënyrë që ai të ndryshohet pas disa javësh, por mori një letër e cila shkruante se kërkesa e tij ishte refuzuar. 

“Ka shumë njerëz me emra të çuditshëm në Suedi, njëri madje e ka Patate, kështu që jam shumë i mërzitur,” shprehet Davidi. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit