Dopieta dhe asisti, Tahiraj në formacionin e javës dhe “radarët” e merkatos në Slloveni

11 Dhjetor 2018
20:25
back button

Pesë ndeshjet e fundit ka qenë shënues i rregullt në Slloveni, teksa në takimin e fundjavës shënoi dopietë. Bëhet fjalë për Francesco Tahiraj që është duke kaluar momente të shkëlqyera me Aluminij në Slloveni. Futbollisti 22 vjeçar, falë paraqitjes në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij, dy gola dhe një asist, është përzgjedhur sërish në formacionin e javës.

Ky është suksesi i radhës për sulmuesin, që tashmë pret vetëm ftesën nga kombëtarja shqiptare. Ndërkohë, në ndeshjen e fundit, në tribunën VIP të stadiumit të Aluminij, vëzhguesë nga tetë klube të ndryshme të Europës kanë qenë të pranishëm për të parë performacën e futbollistit shqiptar.

Tashmë që kampionati është ndërprerë për shkak të të ftohtit, Tahiraj do të ketë më shumë kohë në dispozicion për të studiuar oferta nga klube të ndryshme. Sakaq pjesë e formacionit të javës në Slloveni, ka qenë dhe një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Egzon Kryeziun, 18 vjeçari me prindër shqiptar por i lindur në Slloveni, që aktualisht luan për ekipin e Triglav.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit