Dopieta e Aubameyang nuk mjafton, Arsenali i “dhuron” barazimin Watford-it

15 Shtator 2019
19:26
back button

Arsenali ka shpërdoruar avantazhin e dyfishtë në pjesën e dytë ndaj Watford teksa ndeshja ka përfunduar 2-2.

Arsenalit nuk iu deshën shumë minuta për të kaluar në avantazh me Aubameyang, i cili pak momente më pas ka dyfishuar rezultatin. Dukej sikur gjithçka po shkonte sipas planit, por pas pushimit filloi rënia e Topçinjve.

Cleverley ngushton diferencën pas gafës trashanike të Sokratis, ndërsa Pereyra ka barazuar rezultatin pasi fitoi vetë penalltinë. Ishte David Luiz ai që shkaktoi faullin brenda zonës.

Arsenali e humbu toruan pas golit të barazimit dhe Watford mund ta kishte fituar sfidën, madje Leno ka bërë një pritje vendimtare në kohën shtesë. Një rezultat i keq për Topçinjtë të cilët këtë vit luftojnë për vendin e tretë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit