Dopieta e Caicedo-s mban Lazio-n në lojë për vendin e 4-t

28 Prill 2019
19:57
back button

Lazio ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Sampdoria-s në Luigi Ferraris dhe mban gjallë shpresat për një vend mes katër më të mirëve. 

Skuadra e Inzaghi-t ka vuajtur për të marrë tre pikët, megjithëse vendasit kanë luajtur me një lojtar më pak në 45’ minutat e dyta. 

Ishte Caicedo ai që i dha dy golat e takimit kryeqytetasve. Ai ka shënuar në minutën e 3’ dhe të 19’.

Quagliarella riktheu në lojë Sampin me golin e tij në minutën e 57’ të takimit, por dalja me të kuq e Ramirez e ka kushtëzuar goxha ekipin e Giampaolo-s. 

Lazio tani ndodhet në vend të 7-të të renditjes së Serie A, me vetëm tre pikë më pak se Roma e vendit të katërt. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit