Në Lubiana të Sllovenisë u zhvilluan finalet e Champions League në volejboll për meshkuj dhe femra për sezonin 2021-2022.
Për femra, triumfoi skuadra turke e Vakifbank Stamboll, e cila mundi 3-1 në finale italianet e Conegliano (25-22, 25-21, 23-25, 25-21). Një hakmarrje për skuadrën turke për humbjen e një viti më parë po në finalen e Champions. Për skuadrën turke ky është titulli i pestë në histori.
Për meshkuj, titulli kampion i Europës shkoi për polakët e Zaksa Kedzierzyn Kozle, që mundi 2-0 (25-22, 25-20, 32-30) në finalet italianët e Trento. Ky është titulli i dytë radhazi në Champions për skuadrën polake, që arriti të jetë më e saktë në momentet vendimtare të kësaj sfide.