Dorëzohet edhe Djokovic, serbi eliminohet në gjysmëfinalet e Sinsinatit

18 Gusht 2019
11:37
Telesport
back button

Pas Roger Federer edhe tenisti serb Novak Djokovic është eliminuar sot nga turneu Masters i Sinsinatit (Amerikë). Numri 1 në botë u mund 2-1 me përmbysje (3-6, 6-3, 6-3) nga rusi Daniil Medvedev në gjysmëfinale, duke avancuar në finalen e madhe, ku do të luajë ndaj David Goffin.

Medvedev ishte në një ditë të mirë, i heq kapelen. Kisha një problem në bërryl që deri diku nuk më lejoi të jap atë që dëshiroja”, u shpreh Djokovic pas eliminimit.

Medvedev do të luajë në finale ndaj belgut David Goffin, që në takimin tjetër gjysmëfinale mundi 2-0 (6-3, 6-4) francezin Richard Gasquet. Për belgun kjo është hera e parë që shkon në finalen e një turneu Masters.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit