Dorëzohet Ferrari: Verstappen e meriton titullin, kjo gjë bëri diferencën

22 Shtator 2022
8:37
Telesport
back button

Pak për meritë të Red Bull dhe pak për shkak të gabimeve të vetë skuadrës, te Ferrari pranojnë se ky sezon është i pilotit holandez Max Verstappen, që ka fituar 11 nga 16 garat e zhvilluara deri më tani. I shkëputur ndjeshëm nga rivalët, piloti holandez pret të festojë titullin e dytë kampion në Formula 1.

Ai që pranon këtë dominim është spanjolli i “kokëkuqes” Carlos Sainz, që para garës së Singaporit, tha: “Mendoj se Max po zhvillon një sezon të mirë. Ka bërë shumë pak gabime. Edhe aty ku ka gabuar, ka rikuperuar dhe ka fituar”.

Mendoj se kjo ka bërë diferencën këtë sezon, që ka ditur të fitojë edhe kur ka qenë në vështirësi. Më përjashtim të tri garave të para, pjesa tjetër e sezonit ka qenë e shkëlqyer për Max dhe e meriton të shpallet kampion bote”, u shpreh Carlos Sainz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit