Dorëzohet Lampard, tani ia faturon edhe fatit… “Ende herët!”

18 Gusht 2019
20:22
back button

Chelsea po përjeton një start të vështirë të sezonit dhe barazimi i kësaj të diele në shtëpi ndaj Leicester 1-1 është dëshmia më flagrante. Një version i mbështetur edhe nga vetë trajneri i Chelseas, Frank Lampard. Ky i fundit, duke identifikuar problemin kryesor të Bluve në këtë fillim sezoni, ka pranuar zhgënjimin e tij për mungesën e fitores në tre ndeshjet e para.

“Është shumë herët për ne. Duhet të jemi të duruar, sepse po punojmë për diçka të rëndësishme. Dy ose tre me zero do ta kishin mbyllur ndeshjen, por ne nuk i shfrytëzuam ato raste. Kjo është historia e sezonit tonë deri tani. Ne duhet të jemi më të saktë në finalizim dhe më pragmatistë, kjo është e sigurtë. Është vendimtare. Goli i Mason Mount është vetë një nga momentet e para të tij. Kam besim absolut tek ai lojtar”, komentoi Lampard.

“Kjo është shtëpia ime dhe e vlerësoj shumë mbështetjen. Është klubi im, kam luajtur këtu për kaq gjatë dhe jam i zhgënjyer që nuk arritëm të merrnim fitoren, por u jam mirënjohës tifozëve.Po vuajmë një start të vështirë, u mposhtëm në atë mënyrë në Manchester, më pas humbëm Superkupën kur mendoj se ishim skuadra më e mirë…”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Chelsea-t, Frank Lampard.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit