Dorëzohet Prenga: Kam dështuar me Laçin, ishim si ekip veteranësh!

13 Mars 2019
19:16
Eraldo Harlicaj
back button

Mjaft i zhgënjyer është shfaqur trajneri Besnik Prenga pas humbjes me Tiranën. Trajneri i Laçit nuk po kalon një moment të mirë, pasi skuadra e tij nuk po shfaqet si duhet në fushën e lojës. Në kampionat ecuria nuk ka qenë ajo që pritej, ndërsa në Kupë merr një goditje të fortë nga ekipi i Tiranës. 

Humbja – "Nuk e kishim përgatitur ndeshjen për të pritur Tiranën. Ne kemi kohë që nuk po luajmë mirë, nuk kemi pësuar humbje të tilla. Në ndeshjet e kaluar kemi luftuar për topin e parë, ndërsa sot asgjë. E uroj Tiranën të fitojë Kupën, pasi do kemi shumë vështirësi në ndeshjen e dytë. Tirana na dominoi, duhet të jemi realist". 

Objektivi – "Me sportivitet nuk dorëzohem. E uroj Tiranën, jo për t'i vendosur në gjumë, por nëse nuk vrapojmë dhe ndryshojmë ne është e kotë. Sot ishim si veteranë. Duhet të ndryshojmë diçka, nga koka apo nga ana sportivitet. Nuk bëhet fjalë për taktikë, ne nuk bëjmë asgjë. Nuk mund të dilnim më mirë". 

Lojtarët – "Kam kohë këtu. Përgjegjësinë e ndeshjeve të dobëta nuk di të them. Kemi bërë 2-3 ndeshje të mira, ndërsa të tjerat nuk kanë qenë ndeshje futbolli. Kemi luajtur vetëm për të kaluar minutat. Përgjegjësia është e imja, pasi në janar mund të bënim dhe zgjedhje më të mira. Nuk e kemi përforcuar, por nuk e kemi rivalizuar ekipin. Sot kishim një ndeshje shumë të dobët dhe humbjen e meritonim prej kohësh".   

Çfarë duhet të ndryshojë? – "I kam rënë këmbanave para 7 javësh. Duhej të bëj të pamundurën që të bëjmë diçka. Kam që nga janari që po përpiqemi të ndryshojmë diçka, por nuk ia kam dalë mbanë. Fitoret nuk kanë kënaqur, nuk kanë qenë me nivel. Ndeshjet me Kukësin dhe Partizanin kanë qenë të mira, të tjerat jo. Ne kemi emër dhe kemi traditë në kampionatin shqiptar. Unë erdha të ndryshoj diçka dhe kam dështuar. Ishte Kupë dhe dëshira ishte e madhe për të ndryshuar, por dështuam".  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit