Dorëzohet Solskjaer: “Jam i zhgënjyer, atë nuk do ta shohim për shumë kohë!”

19 Janar 2020
20:59
back button

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas disfatës së pësuar në transfertë ndaj Liverpool-it të frikshëm me rezultaitn 2-0. Një moment i vështirë për “Djajt e Kuq” që gjithashtu do të duhet të vuajnë edhe mungesën e gjatë të yllit të sulmit, Marcus Rashford, i dëmtuar që në ndeshjen ndaj Wolves.

“Futbollsitët dhanë gjithçka. Sot ngecëm pak në fillim të pjesës së dytë, porn ë 25-30 minutat e fundit presuam dhe i detyruam të shtyhen mbrapa. Jam i zhgënjyer për golin e pësuar nga korrnja dhe me pasimet e fundit, por kishte shumë gjëra pozitive. Ndjeva se performuam shumë mirë në pjesën e dytë ndaj një ekipi të mirë dhe në një vend të vështirë.”

“Nuk kishim cilësi në finalizimin e aksioneve. Fred ishte absolutisht në formë, sikurse dhe David de Gea. Punuam të gjithë bashkë si një ekip”.

 “Rashford do të qëndrojë jashtë fushës për një kohë të gjatë. Pësoi një dëmtim tjetër ndaj Wolves. Nuk do ta shohim për disa kohë. Jemi gjithmonë duke konsideruar shanset për të përmirësuar skuadrën dhe me Rashford jashtë fushës për një kohë të gjatë, duhet të shohim me vëmendje. Normalisht duhen gjashtë javë për t’u shëruar, por unë nuk jam mjek. Më pas do të duhet të rehabilitohet”, deklaroi trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit