Dorëzohet Vettel: Leclerc është më i fortë se unë te kjo Ferrari

23 Tetor 2020
8:54
Telesport
back button

Këtë fundjavë do të zhvillohet në pistën e Portimao gara e Çmimit të Madh të Portugalisë në Formula 1. Një pistë thuajse e panjohur për të gjithë pilotët, që për herë të parë garojnë aty.

Kjo shton edhe më shumë problemet e Ferrarit, që këtë sezon ka vuajtur shumë për të qenë kompetitive në pistë. Ndërkohë që në pistë të re e të panjohur vështirësitë janë edhe më të mëdha.

Vettel, duke folur për këtë situatë tha: “Kjo makinë është e vështirë për t’u pilotuar. Unë e përjetoj shumë këtë situatë, pasi ky është viti im i fundit këtu. Gjithsesi, duhet të pranoj se Leclerc merr më të mirën nga kjo makinë, ndërsa unë jo”.

Unë dua ta mbyll këtë sezon dhe aventurë me Ferrarin në mënyrën më të mirë të mundshme. Duke marrë atë që është e mundur të marr. Portimao është një pistë që e njoh pak, ndaj mezi pres të garoj këtu”, tha Vettel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit