Dorëzoi titullin, reagon Dana White: Ai mund të ishte “LeBron i UFC-së”

2 Qershor 2020
8:31
Gentian Spiri

Pas deklaratës së Jon Jones, që heq dorë nga titulli kampion bote në peshën “light heavyweight” në artet marciale mikse ka reaguar presidenti i UFC-së, Dana White. Ky i fundit e ka admiruar gjithnjë sportistin, duke mos i kursyar fjalët e mira edhe këtë herë.

Jon Jones është një nga sportistët më të mëdhenj në historinë e UFC-së. Ky ishte vendimi i tij dhe ne e respektojmë atë. Nuk jam dakord me deklaratën e tij që thotë se nuk ka fituar shumë nga ne. Përkundrazi, ai ka bërë shumë parà këtu dhe nuk ka më nevojë të punojë në jetën e tij”, tha Dana White.

Më vjen keq për disa gabime të tij, mendoj se ai mund të kishte qenë në UFC ashtu sikurse është sot LeBron James në NBA”, tha presidenti i UFC-së.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit