Dortmund dhe Haaland përmbysin Werder-in dhe Rashicën (Video)

18 Prill 2021
17:25
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund ka mundur 4-1 Werder Bremen dhe është ngjitur në vendin e pestë të renditjes, duke shkuar katër pikë larg zonës Champions League kur kanë mbetur edhe pesë javë nga fundi i Bundesliga-s.

Sfida e luajtur në Signal Iduna Park është zhbllokuar nga Milot Rashica në minutën e 14-të, por kundërpërgjigjja e vendasve ka qenë pothuajse e menjëhershme.

Verdhezinjtë, në fakt, kanë përmbysur rezultatin që në pjesën e parë me golin e Reyna-s në minutën e 29-të dhe dygolëshit të Haaland në minutat 34′ dhe 38′.

Në fundin e ndeshjes ka ardhur edhe goli i Hummels, që ka fiskuar shifrat në 4-1.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit