“Dortmund e ka mendjen te biznesi jo ambicjet!”. Vjen sulmi nga Bayern Munich

3 Gusht 2020
15:16
Telesport
back button

Një Bundesliga dhe një Kupë gjermane tashmë të fituara, Bayern Munich është fokusuar totalisht te Liga e Kampionëve që akoma duhet të zhvillohet.

Kampionët e Gjermanisë mund të aspirojë te Tripleta dhe të konfirmojë edhe një herë fuqinë në tokën gjermane dhe më gjerë.

Ish-presidenti Uli Hoeness, duke folur për FAZ siç raporton Spox, komentoi ndryshimet midis bavarezëve dhe rivalit historik Borussia Dortmund, i akuzuar për të menduar më shumë për biznes sesa për të imponuar veten.

Referuar zërave të vazhdueshëm të tregut për talentet e Borussia Dortmund, presidenti aktual i nderit te Bayern Munich Uli Hoeness ka lëshuar një sulm të rëndë ndaj verdhezinjve: “Nëse Borussia blen një lojtar shumë të talentuar dhe ky luan mirë, brenda disa muajsh nga vetë klubi apo nga jashtë ju menjëherë mendoni se ky lojtar do të shitet”, tha gjermani.

“Dhe pyes veten: si mundet që një futbollist të thithë ADN-në e një skuadre njëqind për qind kur menjëherë ndihet i vendosur në shitje? Në Bayern Munich nuk ka asnjë arsyetim të tillë. Asnjëherë nuk e kemi bërë. Ne nuk blejmë lojtarë për të bërë biznes. Një futbollist duhet të ketë ndjenjën e të qenurit përgjithmonë në Bayern”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit