Dortmund është gati të plotësojë dëshirën e Tuchel për 25 mln euro

18 Janar 2019
14:54
Denis Hakanaj
back button

"Le Parisien" ka bërë të ditur se mesfushori gjerman Julian Weigl është informuar nga klubi se mund të largohet këtë të muaj te PSG, nëse këta të fundit ofrojnë 25 milionë euro.

Weigl, 23 vjeç, është objektivi numër një i trajnerit Thomas Tuchel në merkaton e janarit dhe duket se gjermani do të ketë mundësinë të ribashkohet me lojtarin të cilin e ka stërvitur mes 2015-ës dhe 2017-ës. 

Weigl është përdorur si qendërmbrojtës për shkak të një krize dëmtimesh që ka goditur Manuel Akanji, Abdou Diallo dhe Dan-Axel Zagadou. Megjithatë, dy të fundit pritet të kthehen në dispozicion të trajner Favre në ditët e ardhshme. 

Gjithashtu, verdhezinjtë kanë blerë edhe qendërmbrojtësin argjentinas Leonardo Balerdi nga Boca Juniors në ditët e kaluara, i cili pritet të jetë në dispozicion në 3 javët e ardhshme. 

Weigl ka informuar drejtuesit e Dortmund kohët e fundit për dëshirën e tij që të transferohet te PSG në janar, duke shpjeguar se trajneri Favre nuk e shikon atë si një element të rëndësishëm të skuadrës. 

Operacioni është shumë lar mbylljes, por Weigl është gjithmonë dhe më afër PSG-së. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit