Dortmund është skuadra më e ndjekur në Europë, ndjekin Barça dhe Bayern

22 Maj 2019
19:27
Denis Hakanaj
back button

Asnjë në Europë nuk ka bërë më mirë se Borussia Dortmund, për sa i takon numrit të spektatorëve në stadium. Mesatarja e verdhezinjve është pothuajse 81 mijë spektatorë për ndeshje në "Signal Iduna Park", që është pothuajse i mbushur plot gjithmonë. 

Në podium, mbrapa Borussia-s, pozicionohen Barcelona dhe Bayern, në kuotën 75 mijë, dhe pak pas tyre renditet Manchester United me një mesatare prej 74 mijë spektatorësh për ndeshje. Pas tyre, me  një diferencë të madhe, vjen Inter-i, që dominon prej vitesh në Itali në këtë kategori. 

Klubi zikaltër ka një mesatare prej 58 mijë spektatorësh për ndeshje, por, nëse përjashtohet ndeshja me dyer të mbyllura e luajtura kundër Sassuolo-s, kjo mesatare shkon në 61 mijë. Në një nivel me Real Madrid dhe Schalke, të dyja në kuotën e 61 mijë spektatorëve për ndeshje. 

Arsenal i afrohet 60 mijë spektatorëve, por surpriza në Premier League është West Ham, që mban vendin e tretë me 58 mijë, më mirë se Tottenham (54 mijë), City (54 mijë), Liverpool (53 mijë). Në mes të grupit anglez janë Atletico Madrid (56 mijë) dhe Milan (55 mijë). Renditja e skuadrave të mëdha të Europës me mbi 50 mijë spektatorë për ndeshje mbyllet me Ajax-in (53 mijë). 

PSG-ja e sheikut ka një mesatare prej 47 mijë spektatorësh dhe pas tyre vijnë Chelsea (40 mijë) me Juventus-in (39 mijë), por këtu është e drejtë të hapet një temë tjetër: mesatarja e spektatorëve nuk është treguesi i vetëm për të matur besnikërinë publikut, ka rëndësi edhe indeksi i mbushjes së stadiumeve, që në Itali është 54% dhe në Angli e Gjermani 93-95%.

Juventus është një përjashtim në Serinë A, me më shumë se 95% të vendeve të zëna në "Allianz Stadium". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit