Dortmund, Favre lëshon alarmin: Vetëm ai nuk mjafton, Bayern një hap para nesh

15 Janar 2019
17:29
Telesport
back button

Trajneri i Borussia Dortmund, Lucien Favre, ka deklaruar sot, 4 ditë nga rinisja e kampionatit në Gjermani, se masat e marra deri më tani në merkato janë të pamjaftueshme për të fituar titullin kampion në Bundesliga. Skuadra e Dortmund udhëheq renditjen me 6 pikë avantazh karshi Bayern, por sipas Favre ekipi ka nevojë për forca të reja dhe se merkato e janarit ende nuk ka sjellë atë ndryshim që ai priste.

Te skuadra e Dortmund ka mbërritur nga Argjentina mbrojtësi Leonardo Balerdi, që ka luajtur me Boca Juniors. “Vetëm një blerje është shumë pak, duke parë se Bayern po përforcohet dhe tashmë ne jemi shënjestra e tyre. Duhet të shohim për alternativa të tjera që ofron merkato, që të ruajmë këtë ritëm deri në fund të sezonit. Do të ishte mëkat të lëshonim tani kreun”, tha Favre.

Skuadra e Dortmund do të luajë ditën e shtunë në fushën e Leipzig, një përballje e vështirë për kryesuesit e kampionatit. “Faza e dytë nis me një test të fortë për ne, ndaj duhet të jemi të përgatitur. Jemi stërvitur mirë gjatë këtyre ditëve, por në futboll gjërat ndryshojnë me shpejtësi. Bayern është një hap para nesh në merkato dhe kjo mund të na penalizojë në fushën e lojës, pasi sezoni është ende i gjatë”, u shpreh Favre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit