Dortmund, Gotze tërbon tifozët me postimin e fundit

19 Prill 2019
16:42
Denis Hakanaj
back button

Tifozët e Borussia Dortmund-it nuk janë aspak të kënaqur me Mario Gotze-n.

Lojtari që i dhuroi Kupën e Botës Gjermanisë në 2014-ën ka publikuar në profilin e tij në Instagram një fotografi në krah të dy yjeve të Bayern-it, Robert Lewandowski dhe Thiago Alcantara. 

Një gjest që është konsideruar më shumë se i papranueshëm nga ana e tifozëve verdhezinj, të cilët e kanë fyer Gotze-n me fraza si: "Je një tradhtar, kthehu te Bayern", "Pse e bën këtë?" dhe "Nuk ke ndryshuar aspak". 

Kjo konsiderohet një tradhti e dytë për tifozët e Dortmund-it pas vendimit të lojtarit për t'u transferuar te rivalët e Bayern-it në 2013-ën. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit