Dortmund harron turpin dhe rimerr kreun falë paraqitjes historike të Sancho-s

13 Prill 2019
20:24
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund ka reaguar pas humbjes 5-0 të pësuar kundër Bayern Munich një javë më parë dhe është kthyer përkohësisht në vendin e parë të Bundesliga-s pasi ka mundur 2-1 në shtëpi Mainz-in. 

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Jadon Sancho, autori i dy golave të verdhezinjve në minutat 17' dhe 24'. Me këto dy realizime, ylli anglez është bërë lojtari më i ri, 19 vjeç e 19 ditë, që realizon 11 gola në historinë e kampionatit gjerman. 

Miqtë kanë ngushtuar diferencat shtatë minuta para fundit me Quaison, por nuk kanë arritur të gjejnë golin e barazimit. Tani topi i kalon Bayern Munich, që do të kërkojë të kundërpërgjigjet nesër në takimin që do të luajë në fushën e Dusseldorf. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit